Cikloni Batsirai godet Madagaskarin, 10 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Cikloni Batsirai godet Madagaskarin, 10 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Është rritur në 10 numri i viktimave si pasojë e cikloni Batsirai, i cili ishte efektiv në shtetin ishullor të Madagaskarit në Oqeanin Indian.

Në një deklaratë me shkrim nga qeveria, thuhet se uragani, i cili arriti në qytetin Mananjary, 530 kilometra në juglindje të Antananarivo-s në fundjavë, ka vazhduar ndikimin e saj.

Cyclone Batsirai weakened overnight but floods were still expected due to heavy rain after it hit eastern Madagascar with strong winds

Në deklaratë bëhet e ditur se 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga uragani.

Cars stop before a flooded area, after Cyclone Batsirai made landfall

Numri i të vdekurve nga cikloni gjatë fundjavës u regjistrua si 6. Për shkak të uraganit, shpejtësia e të cilit u rrit në 230 kilometra në orë në disa vende, 48 mijë persona u detyruan të zhvendosen.

Një djalë mbart perime në një zonë të përmbytur, ndërsa cikloni Batsirai përfshin në brendësi, në Fianarantsoa

Cikloni kishte arritur në ishullin fqinj Reunion përpara Madagaskarit, duke plagosur 12 persona atje, transmeton Anadolu Agency.

Fëmijët ecin mes mbeturinave të një shtëpie të shkatërruar

Zyra e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Koordinimin e Çështjeve Humanitare njoftoi se rreth 600 mijë njerëz pritet të preken drejtpërdrejt nga uragani.

Një vendas kërcen jashtë shtëpisë së tij të përmbytur

Në Madagaskar më 27 janar u shpall gjendje e jashtëzakonshme për shkak të shirave të dendur dhe përmbytjeve. Më shumë se 132 mijë njerëz në 12 rajone të vendit u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të kushteve të motit.

Vendasit qëndrojnë pranë një zone të përmbytur

Thuhet se 150 mijë persona të tjerë do të duhet të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të cikonit Batsirai./Motilokal.com

Në një zonë të përmbytur shihen mbeturina