Pasditen e sotme janë rikthyer reshjet e borës, duke vështirësuar edhe qarkullimin rrugor në disa pjesë.
Përmes një njoftimi në Facebook zëvendësministri i MMPHI-së Hysen Durmishi u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion për kujdes të shtuar pas reshjeve të borës.
Ai ka bërë të ditur se kompanitë e mirëmbajtjes verore dhe dimërore të kontraktuara kanë dalë në terren për pastrimin e borës në rrugët regjionale, nacionale dhe autoudhë.
“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të vozisni me kujdes të shtuar”, ka apeluar Durmishi./Motilokal.com
