18 persona shpëtohen nga shtresa e akullit e shkëputur në liqenin Erie

18 persona shpëtohen nga shtresa e akullit e shkëputur në liqenin Erie

Tetëmbëdhjetë persona janë shpëtuar pasi mbetën të bllokuar në një fushë akulli në liqenin Erie në Ohajo. Grupi po udhëtonte me makina dëbore dhe automjete të përshtatshme për çdo lloj terreni në liqenin e ngrirë kur shtresa e akullit u shkëput pranë ishullit Catawba. Njëmbëdhjetë anëtarë të grupit të bllokuar u shpëtuan nga një helikopter dhe një varkë ajrore e Gardës Bregdetare të SHBA-së të dielën.

Autoritetet falënderuan një “samaritan të mirë”, i cili ndihmoi shtatë anëtarët e tjerë të grupit të ktheheshin të sigurt me një avion privat. Grupi u pa në shtresën lundruese të akullit nga një helikopter i Rojës Bregdetare të SHBA-së, i cili filloi shpëtimin e tyre në orën 13:00 të ditës së diel. Shërbimet e urgjencës ishin gati dhe i prisnin në tokë të thatë, por asnjë nga grupi i shpëtuar nuk kërkoi ndihmë mjekësore.

Roja Bregdetare e SHBA-së këshillon ata që planifikojnë udhëtime rekreative në liqenin e ngrirë që të jenë të pajisur siç duhet me kapëse akulli ose kaçavida në rast se bien përmes akullit dhe duhet të “shpëtojnë veten”. 

“Nuk ka gjë të tillë si akull i sigurt, por njerëzit mund të zbusin rreziqet e tyre”, tha Jeremiah Schiessel i Seksionit të Rojës Bregdetare të Detroitit./Motilokal.com