Shqipëri gjatë orëve të mbrëmjes së të hënës është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) përmes një postimi ka bërë me dije gjendjen e rrugëve në zonat që janë përfshirë nga reshjet e borës dhe ngricat.
Sipas njoftimit në rajonin jugor pavarësisht reshjeve të borës, qarkullimi bëhet normalisht, ndërsa në rajonin qendror dhe verior për shkak të motit të ligë dhe reshjeve rekomandohet përdorimi i zinxhirëve nga drejtuesit e mjetit.
Njoftimi i plotë:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore
Kontraktorët kanë punuar pa ndërprerje me mjete borëpastruese për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë ku është bërë pastrimi i akseve dhe qarkullimi vazhdon normslisht.
Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Librazhd-Steblevë, Zëmblak-Goricë dhe Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në Rajonin Verior ka pasur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, Skurraj-Peshkopi, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./Motilokal.com







