Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me 5 vota për, asnjë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për konsumatorët që tejkalojnë konsumin mbi 800 kilovat.
Sipas ZRRE-së ata që shpenzojnë rrymë më shumë se 800 kilovat, tarifa për ta do të jetë 12 cent më e larta dhe 6 cent më e lira.
“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12 centë dhe 6 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, tha Bordi.
ZRRE thekson se 20 për qind e konsumatorëve e tejkalojnë këtë bllok të konsumit.
Në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRRE kanë dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Vendimi do të zbatohet nga 09.02.2022 të këtij viti./Motilokal.com
