OKB: Rreth 13 milionë njerëz po përballen me urinë e rëndë në Afrikë

OKB: Rreth 13 milionë njerëz po përballen me urinë e rëndë në Afrikë

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara njoftoi se Briri i Afrikës ka përjetuar periudhën më të thatë që nga viti 1981 dhe se rreth 13 milionë njerëz po përballen me kushte të rënda urie.

Në deklaratën e WFP-së thuhet se 13 milionë njerëz në Etiopi, Kenia dhe Somali do të përballen me uri në tremujorin e parë të vitit për shkak të efektit të thatësirës.

Njerëzit që përpiqen të ndihmojnë një lopë me një gjendje shumë të keqe trupore për shkak të situatës së thatësirës në distriktin Adadle, Biyolow Kebele në rajonin somalez të Etiopisë.

Theksohet se prodhimet bujqësore janë dëmtuar, blegtoria ka filluar të humbasë, familjet janë larguar nga shtëpitë për shkak të etjes dhe problemeve ushqimore për faktin se tre periudha radhazi të reshjeve kanë qenë më të ulëta se sa pritej, transmeton Anadolu Agency.

FILE - A boy looks after his struggling animal in the Danan area of the Somali area of Ethiopia, which hasn't seen much rain in the past three years.

Drejtori rajonal i WFP-së për Afrikën Lindore, Michael Dunford tha se për të shmangur krizën është e nevojshme ndihma urgjente humanitare.

Water and grazing land is in short supply and forecasts of below-average rainfall in coming months only threaten more misery

Shifra që WFP deklaroi se është e nevojshme për të ndihmuar 4.5 milionë njerëz në 6 muajt e ardhshëm është afërsisht 327 milionë dollarë.

Gjatë thatësirës dhe krizës së ushqimit në rajon në vitin 2011, në Somali humbën jetën rreth 250 mijë njerëz./Motilokal.com