Moti sot e nesër në Shqipëri

Moti sot e nesër në Shqipëri

Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë vlerave të larta të presionit atmosferik dhe masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.

Moti sot parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 1 deri në 11 °C, ndërsa në zonat malore -2 deri në 2 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 14 °C, ndërsa në zonat malore prej -3 deri në 8 °C. /Motilokal.com