Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Pas reshjeve të shiut e borës, Kosova do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike.

Moti sot në Kosovë do të jetë i ftohtë, me vranësira përgjatë paradites, pasdite intervale me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 5 °C, në zonat malore 1 deri në 2 °C.

Dita enjte pritet të mbajë mot pothuajse të kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga -1 deri në 10 °C, ndërsa në zonat malore 3 deri në 9 °C. /Motilokal.com