Pas gjashtë vitesh me një gomë të ngecur në qafën e tij, një krokodil është liruar pas shumë përpjekjesh dhe tani është i lirë të kthehet në natyrë. Ekipi i mbrojtjes së kafshëve të egra e gjeti atë në vitin 2016 kur banorët në ishullin Sulawesi në Indonezi e panë për herë të parë me një gomë rreth qafës.
Megjithatë, ai që arriti t'i afrohej ishte Tili, një shitës zogjsh 34-vjeçar i cili pas tre javësh përpjekje ia arriti qëllimit me “ndihmën e vyer” të një pule që e përdori për të afruar krokodilin. Kështu ai arriti ta fuste në kurth dhe së bashku me banorët e zonës e tërhoqën zvarrë në lumë dhe prenë gomën të cilën kishte në qafë kafsha e egër.
Sipas mediave të huaja, dy përpjekjet e para për të shpëtuar zvarranikun dështuan, pasi litarët nuk ishin mjaftueshëm të fortë për të përballuar peshën e tij.Motilokal.com
