Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 'Pekini 2022'

Albin Tahiri arrin rezultatin më të mirë në histori të Kosovës në Lojërat Olimpike Dimërore 'Pekini 2022'

Skitari Albin Tahiri ka arritur rezultatin më të mirë personal, dhe në historinë e Kosovës në një garë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”.

Albin Tahiri ka zënë vendin e 15-të nga 27 garues në disiplinën e kombinimit alpin, që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi. Në lëshim ishte i 22-ti.

May be an image of 3 people, people skiing and text that says 'KOSOVO ****** BEIJING 202 BEIJING 2022 KOS'

Është kjo pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.

“Komiteti Olimpik i Kosovës e ka përgëzuar Tahirin për renditjen dhe i ka uruar fat”, thuhet në njoftim./Motilokal.com