‘Pranverë në dimër’, temperatura deri në 16 gradë në Shqipëri

‘Pranverë në dimër’, temperatura deri në 16 gradë në Shqipëri

Masat ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë tashmë vendet e Mesdheut e për rrjedhojë edhe Shqipërinë. Por në ditën e fundit të javës do të kemi ndryshim moti pasi priten reshje shiu.

Sot në tërë territorin do të jetë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 4 deri në 15 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 16 °C.

E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 13 °C./Motilokal.com