
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë të shkallës së Rihterit goditi Kroacinë mëngjesin e sotëm.
Epiqendra ishte pranë Donja Budiçina, 5 kilometra në jug të Petrinjës.
Hipoqendra ishte në një thellësi prej 5 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë fuqishëm dhe disa e kanë ndjerë në periferi të Zagrebit.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë viktimë apo plagosur si dhe dëme materiale.
Ky ishte tërmeti i tretë i fuqishëm që goditi Kroacinë në tre ditët e fundit.
Kujtojmë se dje rreth orës 15:00 një tërmet me fuqi prej 4.1 ballësh goditi Bosnjë e Hercegovinën, gjegjësisht rajonin e Tuzllës ndërsa u ndje edhe në Zenicë dhe Srebërnik./Motilokal.com