
Një breshkë e rrallë e llojit kareta-kareta ka rënë në rrjetën e një peshkatari në Vlorë këtë të premte.
Breshka e veçantë është kapur në afërsi të ishulli të Sazanit. Për veçorinë që ajo ka peshkatarët kanë vendosur ta hedhin sërish në det.
Kareta-kareta është një specie breshkash oqeanike e shpërndarë në të gjithë botën. Temperaturat e ftohta të habitat të saj normal, bëjnë që gjatë dimrit breshka të afrohet në ujëra të ngrohta.
Ajo është një zvarranik detar, që i përket familjes Cheloniidae. Koka mesatare e breshkës ka një gjatësi prej rreth 90 centimetra kur rritet plotësisht. Breshka e detit peshon afërsisht 135 kilogramë, me ekzemplarët më të mëdhenj që peshojnë më shumë se 450 kilogramë. Lëkura e saj varion nga ngjyra e verdhë në kafe dhe guaska është zakonisht kafe e kuqërremtë./Motilokal.com