Shpërthim i pazakontë në Malin Etna, krijohet një stuhi vullkanike me vetëtima të fuqishme

Shpërthim i pazakontë në Malin Etna, krijohet një stuhi vullkanike me vetëtima të fuqishme

Një shpërthim i pazakontë në Malin Etna të Sicilisë ka krijuar një stuhi vullkanike me shkrepje të fuqishme vetëtimash mbi kraterin e vullkanit.

Vullkanologët kanë thënë se stuhitë vullkanike janë një fenomen i rrallë që ndodhin veçanërisht në shpërthimet e dhunshme ose kur vullkani është në afërsi të ujit. Në muajin e kaluar, shpërthimi në Tonga shkaktoi 100 vetëtimash brenda një minute, kanë sqaruar vullkanologët.

May be an image of fire, nature and text

Vetëtimat vullkanike janë analizuar në Etna gjatë viteve 2021, 2015 dhe 2013. Shpërthimi i fundit ka dërguar pluhurin 10 kilometra mbi nivelin e detit.

Etna është njëri prej tre vullkaneve aktive në Itali. Mali në Sicili është atraksion turistik dhe shteg i preferuar për alpinistët që dëshirojnë të shohin nga afër shpërthimin e llavës./Motilokal.com