Moti gjatë kësaj jave do të mbajë i ngrohtë, me diell e vranësira

Moti gjatë kësaj jave do të mbajë i ngrohtë, me diell e vranësira

Fillimi i kësaj jave në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë me vranësira dhe intervale me diell.

Moti sot në Kosovë do të mbajë kryesisht i kthjellët e me diell. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 8 °C.

Dita e martë parashihet të jetë me mot po thuajse të kthjellët e me vranësira, natën mundësi për riga shiu. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 11 °C.

Kryesisht me vranësira dhe mundësi për riga shiu, ndërsa në viset malore reshje bore pritet të mbajë dita e mërkurë. Temperaturat do të sillen nga 3 deri në 8 °C./Motilokal.com