Qindra zogj ngordhin në Meksikë pasi përplasen përtokë

Qindra zogj ngordhin në Meksikë pasi përplasen përtokë

Pamjet nga një kamera sigurie në qytetin verior meksikan, Chihuahua, tregojnë se si një tufë me zogj bie në mënyrë të çuditshme në rrugë.

Sipas policisë më shumë se njëqind zogj të zinj me kokë të verdhë që migrojnë nga Kanadaja në Meksikë u gjetën të ngordhur në rrugë.

Dyshimet janë se zogjtë mund të kishin ngordhur nga tymi toksik që nxjerrin fabrikat ose për shkak të përplasjes me ndonjë kabllo të energjisë elektrike. Megjithatë, autoritetet ende vijojnë hetimet.

Zogjtë e ngordhur u larguan nga rruga dhe është duke u bërë një testim për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarje.

“Duket më shumë sikur zogjtë u ngatërruan. Ngordhja e tyre duket më tepër se erdhi si rezultat i përplasjes në sipërfaqe, pasi anëtarët e mbijetuar të tufës u kthyen lartë”, ka shkruar një përdorues në rrjete sociale./Motilokal.com