Shitjet globale të çipave shënojnë rekord në vitin 2021

Shitjet globale të çipave shënojnë rekord në vitin 2021

Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve (SIA) ka publikuar të dhënat e saj në lidhje me shitjet e çipave për vitin e kaluar.

Bazuar në të dhënat e SIA-s, me përshpejtimin e digjitalizimit vitin e kaluar, shitjet e prodhuesve globalë të çipave u rritën me 26.2% në krahasim me vitin 2020 dhe arritën në 555.9 miliardë dollarë duke thyer rekordin vjetor historik në shitjet e gjysmëpërçuesve.

Në vitin 2020, shitjet e këtij sektori arritën në 440,3 miliardë dollarë. Një total prej 1.15 trilionë çipash u shitën në vitin 2021 duke kapërcyer nivelin prej 1 trilion për herë të parë që nga viti 2018, shkruan TRT.

Kina mbeti tregu më i madh për gjysmëpërçuesit vitin e kaluar. Shitjet e çipave në shtetin me popullsinë më të madhe të botës u rritën me 27.1% në vitin 2021, krahasuar me një vit më herët, duke arritur vlerën e 192.5 miliardë dollarëve.

Për shkak të kërkesës së lartë për çipa, Shoqata e Industrisë së Gjysmëpërçuesve pret që shitjet të rriten me rreth 9% edhe këtë vit, pasi të gjithë furnizuesit kryesorë si “Intel”, “TSMC” dhe “Samsung Electronics” po zgjerojnë kapacitetet e tyre./Motilokal.com