
Gadishulli i Ballkanit do të ndikohet nga hyrja në qarkullim e masave ajrore më të freskëta në shtresat e larta të atmosferës të cilat do të influencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë me mot të paqëndrueshëm.
Parashikimi i motit për javën e fundit të muajit qershor në vendin tonë do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat për ditën e sotme do të lëvizin nga 23 deri në 25 °C. Era do të fryejë 1 m/s
në veriperëndim. E marta do të jetë me mot të kthjellët temperaturat do të arrijnë deri në 30 °C. Ngjashëm do të jetë edhe dita e mërkurë. Të enjten dhe të premten do të ketë rritje të temperaturave, ku termometri do të regjistrojë deri në 34 °C. /Motilokal