Stuhia Ylenia goditi Gjermaninë veriore në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Shpejtësia e erës arriti deri në 152 kilometra në orë e regjistruar nga Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD) në majën më të lartë të maleve Harz gjatë orëve të para, autoritetet gjermane paralajmëruan njerëzit që të mos dilnin jashtë gjatë ditës.
Autoritetet rekomanduan qëndrimin brenda dhe mbajtjen e distancës nga ndërtesat, skelat dhe linjat e energjisë elektrike. Zyrtarët e DWD-së u kërkuan njerëzve që të kenë kujdes nga rënia e degëve dhe pllakat e çative. Klubi i Përgjithshëm Gjerman i Automobilave (ADAC) i këshilloi njerëzit të mos ngasin veturat.
Sipas shërbimit të motit, erërat e stuhishme prekën kryesisht shtetet veriore si North Rhine-Westphalia dhe Mecklenburg-Western Pomerania.
Dëmet materiale nga stuhia ende nuk janë llogaritur, por priten të jenë të mëdha.
Forcat e shpëtimit në shumë qytete kanë qenë gjatë gjithë natës në shërbim. Aktualisht policia u bën thirrje banorëve të qëndrojnë nëse munden në shtëpi.
Në landin Renani Veriore-Vestfali sot janë mbyllur shkollat. Të enjten priten reshje të mëdha, ndërsa natën e së shtunës një stuih tjetër pritet të kalojë në veriun dhe Gjermaninë e mesme./Motilokal.com
