NASA parashikon rritje historike të nivelit të detit: Shkenca është e qartë, njeriu është fajtor

NASA parashikon rritje historike të nivelit të detit: Shkenca është e qartë, njeriu është fajtor

Agjencia Amerikane e Hapësirës (NASA) dhe agjenci të tjera të qeverisë amerikane kanë vërtetuar se niveli i detit do të rritet për 30 centimetra deri në vitin 2050.

Ndërsa ndryshimi i klimës po përparon, efektet e tij po bëhen më të qarta, sipas një raporti të ri të përbashkët nga NASA dhe agjenci të tjera qeveritare amerikane. Në raport thuhet se niveli i detit përgjatë bregdetit amerikan do të rritet mesatarisht nga 25 deri në 30 cm deri në vitin 2050. Kjo do të thotë se në vetëm 30 vjet, niveli i detit do të rritet po aq sa është rritur në 100 vitet e fundit.

Raporti i ri përfshin “të dhënat më të reja, projeksionet afatgjatë të rritjes së nivelit të ujit në tërë territorin e Shteteve të Bashkuara”, theksoi administratori i Administratës Nacionale për Oqeane dhe Atmosferë (NOAA), Rich Spinard.

"Shkenca është shumë e qartë. Kjo do të thotë se është koha për të ndërmarrë veprime për të trajtuar krizën klimatike", tha administratori i NASA-s Bill Nelson.

Ai shtoi se sjellja njerëzore është një shtytës i ndryshimeve klimatike.

Është e rëndësishme të theksohet se raporti mbështet kërkimet e mëparshme dhe konfirmon atë që kemi ditur gjatë gjithë kohës. Niveli i detit vazhdon të rritet me një ritëm shumë alarmues dhe kërcënon komunitetet në mbarë botën. Faktorët çojnë në stuhi më intensive dhe shkatërruese", tha Nelson.

Raporti i ri është një shtesë e atij të vitit 2017 dhe parashikon rritjen e nivelit të detit deri në vitin 2150. Megjithatë, kjo është hera e parë që rritja e nivelit të detit është parashikuar gjatë një periudhe prej 30 vjetësh, dhe raportet e mëparshme janë fokusuar vetëm në efektet për periudha më të gjata kohore./Motilokal.com