Në Kosovë deri pasditen e sotme ka vazhduar të mbajë mot pranveror me diell e temperatura mbi normalen e muajit shkurt.
Sipas zhvillimeve të situatës sinoptike tashmë kanë nisur reshje lokale shiu. Ndërsa ditën e hënë paradite pritet të kemi mot pjesërisht me re e me diell, ndërkaq pasdite dhe mbrëmje me vranësira e mundësi për riga shiu e bore.
Të martën do të mbajë mot i ftohtë dhe me erë. Në orët e para të ditës priten reshje shiu, e në viset malore dhe disa pjesë të Kosovës edhe reshje bore.
Në Shqipëri fillimi i javës parashikohet me mot kryesisht të vranët intervale të shkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme dhe në formën e shtrëngatave dhe stuhive të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike vijojnë edhe për ditën e martë. Moti parashikohet i vranët dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore mbi 300 metra dhe ato kodrinore mbi 600 metra parashikohen reshje bore me intensitet kryesisht mesatar./Motilokal.com
