Situata meteorologjike sot parashihet të jetë me diell, ndërsa në fundjavë me vranësira, reshje shiu e bore.
Sot do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga -1 deri në 11 °C.
Dita e shtunë do të jetë me mot kryesisht me vranësira, vende-vende me reshje lokale shiu dhe fjolla bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 6 °C.
E diela do të mbajë me mot të ftohtë, kryesisht të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 4 °C./Motilokal.com
