Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, apelohen shoferët për kujdes në vozitje

Rikthehen reshjet e borës në Shqipëri, apelohen shoferët për kujdes në vozitje

Ndryshimi i kushteve atmosferike me reshje shiu dhe dëbore kanë sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për akset ku duhet të përdorin zinxhirët në rrugë nga Dardha e deri në Razëm dhe Bogë.

Ajo u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë duke ndjekur udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH:

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës

Në Rajonin Jugor ka pasur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës.

Në Rajonin Qendror ka patur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Në Rajonin Verior ka patur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore./Motilokal.com

May be an image of 3 people, road and nature

May be an image of road, nature, snow and tree

May be an image of snow, street, road and sky

May be an image of snow and road

May be an image of 1 person, snow and road

May be an image of road and snow

May be an image of outdoors