Stuhia e borës rrëzon shtyllat e tensionit në juglindje të Shqipërisë

Stuhia e borës rrëzon shtyllat e tensionit në juglindje të Shqipërisë

Prej 24 orësh, disa zona të vendit po përballen me mot të keq, shoqëruar me kushte ekstreme reshje dëbore, në formë stuhie dhe shpejtësi ere.

Për pasojë janë dëmtuar linja dhe shtylla të rrjetit elektrik, duke prekur asetet e tensionit 110kV të OST dhe tensionin e lartë 35kV të OSSH, kryesisht në juglindje të vendit.

Nga raporti i orës 13:00, rezulton se, zonat më problematike paraqiten ato të Korçës dhe Elbasanit, kryesisht zonat malore.

May be an image of 3 people and nature

Me defekt paraqitet linjat 35kV Korçë – Bilisht dhe Ersekë – Mollas, ku janë rrëzuar 10 shtylla. Në avari ndodhet edhe linja 110Kv e OST Zëmblak 1 – Korçë.

May be an image of 2 people and outdoors

Grupet e OST dhe OSSH janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë por terreni i vështirë malor e ka vështirësuar punën e punonjësve tanë./Motilokal.com