Parashikimi i motit për javën e fundit të muajit qershor në Kosovë, do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Mëngjesi dhe pasditja e ditës së hënë pritet të ketë reshje shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 18 deri në 22 °C. Era do të fryejë 4 m/s në veri-verilindje. Ngjashëm do të jetë edhe dita e martë me mot të vrenjtur dhe reshje shiu.
Nga e dita e mërkurë do të ketë rritje të temperaturave. /Motilokal/
