Superjaht elektrik me vela që gjeneron energji gjatë lundrimit

Superjaht elektrik me vela që gjeneron energji gjatë lundrimit

Iddes Yachts ka zbuluar jahtin futuristik me vela. Sail 55 është plotësisht elektrik i ndërtuar për të lundruar pa emetim. Jahti është pajisur me një sistem motorik elektrik, me sisteme të rikuperimit të energjisë hidro-solare dhe depo të mëdha baterish.

Me një gjatësi prej 55 metrash, Sail 55 është projektuar nga Iván Salas Jefferson, i cili e imagjinoi atë si një kryqëzim midis një jahti tradicional me motor dhe një varke ditore. Kompania pretendon se “është gjenerata e ardhshme e jahteve”.

I përshkruar si superjahti më efikas i klasës së tij, Sail 55 është gjithashtu i përgatitur për një jetë luksoze. Pjesa e brendshme nuk është përshkruar ende, pasi dizajni do të varet nga blerësi. Mban deri në 12 persona në 6 dhoma gjumi dhe një ekuipazh të vogël.

Iddes Yachts tha se super jahti do të pajiset me një sistem hidrosolar që gjeneron energji nga dielli gjatë lundrimit dhe e ruan atë në bateri të mëdha./Motilokal.com

SAIL 55

SAIL 55

SAIL 55