Çfarë surpriza ka përgatitur moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Çfarë surpriza ka përgatitur moti sot dhe fundjavë në Shqipëri

Duke nisur nga sot gradualisht mbi vendin tonë do të depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Në këtë mënyrë për nesër moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare. Në relievet malore në lindje moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje dëbore të dobëta dhe afatshkurtra. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga -2 deri në 8 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -2 deri në 8 °C.

E diela pritet të jetë me mot të ftohtë, të kthjellët e diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -1 deri në 9 °C./Motilokal.com