Reshje të dendura të borës kanë përfshirë Stambollin, qytetin më të populluar në Turqi, ku si pasojë ka ardhur deri te vështirësimi i funksionimit të trafikut.
Bora ka filluar të bie në zonat më të larta të qytetit mbrëmë ndërsa është intensifikuar në mëngjes.
Është e vështirësuar trafiku në shumë rrethe, përfshirë Beylikduzu, Buyukcekmece, Hadimkoy, Zeytinburnu, raporton Anadolu Agency.
Aksidente trafiku ka pasur edhe për shkak të ngricave në rrugë.
Shumë fluturime nga aeroportet e Stambollit dhe "Sabiha Gokcen" janë anuluar ndërsa udhëtarët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit përpara se të udhëtojnë.
Në disa qytete të Turqisë, mësimi është anuluar deri të hënën për shkak të reshjeve të dendura.Motilokal.com


