Ditët e para të kësaj jave priten rritje e lehtë e temperaturave dhe mot me diell. Ndërsa të mërkurën priten reshje të dobëta shiu. Ndërkaq kah fundi i javës rikthehet moti i ftohtë.
Moti sot në Kosovë pritet të jetë i kthjellët e diell. Temperaturat do të lëvizin nga -3 deri në 9 °C.
Dita e martë do të mbajë mot me diell e vranësira kalimtare. Temperaturat do të luhatën prej 0 deri në 11 °C.
Të mërkurën pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje të dobëta shiu. Temperaturat do të sillen nga 0 deri në 10 °C./Motilokal.com
