Kawasaki prodhoi një dhi robotike që mund të kalërohet dhe të transportojë mallra

Kawasaki prodhoi një dhi robotike që mund të kalërohet dhe të transportojë mallra

Kompania japoneze Kawasaki ka prodhuar një dhi robotike që mund të kalërohet.

Kawasaki prezantoi një dhi robotike të quajtur Bex në Panairin Ndërkombëtar të Robotëve në Tokio, një robot me katër këmbë, dizajni i të cilit është frymëzuar nga Ibex, një specie e dhisë së egër që jeton në Euroazi dhe Afrikë.

Dhia robotike Bex është një produkt i programit Kaleido të Kawasaki-t, i cili është fokusuar në zhvillimin e robotëve me dy këmbë që nga viti 2015.

Kawasaki's Robot Ibex: Can It Be Tamed? - IEEE Spectrum

Megjithatë, inxhinierët e Kawasaki-t vendosën të bëjnë një robot që mund të lëvizë më shpejt në tokë të sheshtë, por edhe më të lehtë për të zotëruar terrene më të kërkuara.

Siç shihet, Bex ka një grup rrotash në zonën e gjurit, të cilat e lejojnë atë të lëvizë më shpejt në sipërfaqe të sheshta në krahasim me ritmin që përdor gjatë ecjes.

Kawasaki's new ride is not a Motorcycle—it's a goat

Roboti mund të mbajë rreth 100 kilogramë ngarkesë dhe përveç transportit të materialeve të ndërtimit dhe të ngjashme, mund të kryejë inspektime në vende industriale, ashtu siç bën roboti tashmë i njohur Spor në fabrikat e Hyundai në Korenë e Jugut.

Gjysma e Bex është plotësisht modulare, kështu që nuk ka pse të duket si një dhi./Motilokal.com