Nga sot fillon ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës

Nga sot fillon ndërrimi i gomave të dimrit me ato të verës

Kemi hyrë në ditët e fundit të stinës së dimrit dhe dalëngadalë është koha të përgatitemi për pranverë dhe pastaj verën.

Për të gjithë shoferët, stina e dimrit mbaron me 15 mars, me ndërrimin e gomave.

Të gjithë shoferët duhet t’i zëvendësojnë gomat e dimrit, dhe të pajisen me ato verore.

Gomat janë kontakti i parë dhe i vetëm i veturës tuaj më rrugën, për këtë ekspertët e tyre dhe gomave thonë: “Nuk ka rëndësi se në çfarë gjendje është vetura juaj, pasi pika e vetme e kontaktit me rrugën janë gomat.”

Nga sot 15 mars edhe zyrtarisht kemi hyrë në sezonin e gomave të verës.

Me rritjen e temperaturave, gomat e dimrit bëjnë shumë zhurmë, konsumohen më shumë dhe koha e frenimit është me e gjatë.

Gomat e verës kanë performancë shumë më të lartë në frenim, dhe përbërja e tyre speciale mundëson që të kenë nivel më të ulët të zhurmës.

Për më tepër, ju e dini se përdorimi i gomave të dimrit gjatë kohës së verës vetëm i dëmton ato, shkaku i nxehtësisë së asfaltit. Kështu ju edhe kurseni edhe mbroni jetëgjatësinë e gomave të veturës suaj.

Është e ditur se rrugët, njashtu dhe komunikacioni ndryshojnë gjatë stinëve, dhe frenimi asnjëherë nuk është i njëjtë si dimrit dhe verës.

Prandaj, për sigurinë tuaj, për një vozitje me kontroll të plotë, ju duhet t’i ndërroni gomat e dimrit me ato të verës./Motilokal.com