Planetin Venus në të kaluarën e kanë sugjeruar për kolonizimin dhe krijimin e një shtëpie të re për njerëzit, megjithatë, ne kemi ende shumë për të mësuar rreth tij.
Vetëm një anije kozmike speciale aktualisht po studion Venusin dhe vizitori i fundit robotik në Venus që i përket Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA) ishte Magellani. Ky mision përfundoi në vitin 1994, por gjërat do të ndryshojnë së shpejti.
NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) kanë njoftuar për misione në Venus. Ky nuk është një lajm i ri.
Misionet e NASA-s quhen VERITAS dhe DAVINCI, ndërsa i ESA-s do të quhet EnVision. Nisja e VERITAS pritet në vitin 2027 me synimin për të studiuar sipërfaqen e Venusit që nga përfundimi i misionit Magellan. Gjithashtu, do të mblidhen të dhëna për përbërjen e shkëmbinjve, aktivitetin gjeologjik dhe bërthamën e planetit.
VERITAS përfshin gjithashtu spektrometrin Venus Emissivity Mapper, i cili do të kompletohet me "binjakun" nga misioni EnVision. Ky mision do të niset në vitin 2030.
Misioni DAVINCI është planifikuar për vitin 2030 dhe do të fokusohet në atmosferën e Venusit. Ai do të përbëhet nga një anije kozmike kryesore dhe një sondë atmosferike./Motilokal.com


