Kositësja robotike me energji diellore që përdoret në vreshtat franceze

Kositësja robotike me energji diellore që përdoret në vreshtat franceze

Kompania francez Vitirover, ka zhvilluar një kositëse të automatizuar me energji diellore që mund të përdoret në vreshta dhe fusha të tjera bujqësore.

Këto kositëse mund të përdoren në grupe prej 50 njësish në një pronë prej 50 hektarësh dhe brenda një rrezeje prej 20 kilometrash.

Kositësen e përbëjnë qelizat polikristaline dhe energjia akumulohet në bateri. Sistemi mund të punon me kapacitet të plotë në një pjerrtësi prej 15 gradë, dhe të arrijë shpejtësinë prej 300 kilometra në orë.

"Robotët u zhvilluan në selinë tonë në Saint-Emilion. Çmimi i tyre varet nga terreni, gjendja e tokës, numri i pengesave për hektar, lartësia e paneleve diellore, mënyra se si janë instaluar motorët kur bëhet fjalë për gjurmuesit dhe shumë variabla të tjerë", tha themeluesi i Vitirover Arnaud de la Fouchardiere.


Dimensionet e robotit janë 750x390x290 mm dhe peshon 20 kilogramë. Ka katër rrota, secila ka motorin e vet. Prodhuesi thotë se kositësja mund të punojë në të gjitha kushtet dhe të kosit barin që është rritu 4 deri në 10 centimetra të lartë.

Sistemi përdor softuer për drejtimin dhe lëvizjen që i ndihmon të detektoj pengesat dhe t’ju afrohet sa më shumë të jetë e mundur, me qëllim që të kryej prerjen e barit përreth tyre. Sistemi AGPS i gjurmimit ka bateri që qëndron 15 ditë dhe ka një sistem alarmimi kundër vjedhjes.

Është e mundur të përdoren deri në 50 kositëse diellore robotike në një ngastër prej 50 hektarësh dhe në një rreze prej 20 kilometrash. Çdo robot lidhet me një operator që në kompaninë e përmendur quhet “bari”, dhe lidhja bëhet përmes rrjetit telefonik. Kopshtari mund të marrë kontrollin e robotit në çdo kohë dhe të kryejë mirëmbajtjen ose ndërhyrjen e nevojshme në vend./Motilokal.com