Motilokal me aplikacion mobil

Motilokal me aplikacion mobil

Pas ripërpunimit dhe rifreskimit të aplikacionit motilokal.comApp Store dhe Play Store redaksia jonë është jashtëzakonisht e lumtur që t’ju njoftoj për shërbimin tonë për telefonat e mençur dhe tabletë. Fjala është për aplikacionin e motilokal për iOS dhe Android, që në fakt është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe.

Motilokal përpiqet që të sjell risi dhe gjëra interesante për të shpaguar besnikërinë e mbi 24 milionë vizitave anë e mbanë trojeve shqiptare. Pas përfshirjes së të gjitha qyteteve të Shqipërisë, Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, vazhduam me lajmet, të cilat nuk kanë për qëllim vetëm informimin por edhe vetëdijësimin e qytetarëve lidhur me pasojat e ndryshimeve klimatike, ambientit, promovimin e bukurive shqiptare.

Për një kohë të shkurtër portali ynë u bë referenca kryesore shqiptare sa herë që vjen fjala për parashikimin e motit. Shqiptarët e Ballkanit, por edhe diaspora jonë i qasen adresës sonë çdo ditë për të kuptuar ndryshimet dhe teket e motit.

Aplikacioni është zhvilluar nga agjencia kreative “Trokit” me seli në Prishtinë. Ajo çfarë e shquan këtë aplikacion është thjeshtësia e përdorimit dhe vizualizimet e bukura të cilat ndryshojnë varësisht prej motit. Përdoruesit mund të zgjedhin tri e më shumë qytete për t’u njoftuar me motin. Në këtë mënyrë ata do të jenë në gjendje që shumë më lehtë t’i planifikojnë agjendat/udhëtimet e tyre të cilat shpeshherë varen nga moti./Motilokal.com