Njihuni me parashikimin e meteorologëve për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Njihuni me parashikimin e meteorologëve për sot dhe fundjavë në Shqipëri

Moti në Shqipëri vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore relativisht të thata me origjinë verilindore.

Sot pritet të mbajë mot me kthjellime dhe alternime vranësirash. Në zonën e jugperëndimit në orët e pasdites reshje shiu të herëpashershëm me intensitet të ulët ndërsa në juglindje reshje bore me intensitet të ulët. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 8 deri në 16 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 13 °C.

Edhe e diela pritet të jetë me mot të kthjellët e diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 1 deri në 11 °C./Motilokal.com