Ftohtë, kthjellët e diell në Kosovë

Ftohtë, kthjellët e diell në Kosovë

Mot më stabil dhe rënie të temperaturave pritet të mbajë gjatë kësaj fundjave në Kosovë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 0 deri në 7 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të ftohtë, mëngjesi me ngrica, gjatë ditës kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -2 deri në 6 °C.

E diela do të mbajë me mot të ftohtë, të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej -3 deri në 5 °C./Motilokal.com