Astronautët rusë arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me ngjyrat e Ukrainës

Astronautët rusë arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës me ngjyrat e Ukrainës

Astronautët rusë Denis Matveyev, Oleg Artemyev dhe Sergei Korsakov kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (MSS) të veshur me ngjyra ukrainase në vend të kostumeve të zakonshme blu.

Të tre janë të ardhurit e parë në MSS që kur Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj lindor, Ukrainës muajin e kaluar.

Kolegët amerikanë, rusë dhe gjermanë i pritën ngrohtësisht, përqafuan dhe përshëndetën astronautët e rinj në bord, por ata duket se kundërshtojnë pushtimin e nisur nga presidenti i tyre.

Ata kishin veshur kostume hapësinore të verdha me detaje blu që lidhen me flamurin e Ukrainës, ndërsa mbi supe kishin një trengjyrësh ruse. Kostumet e tyre të zakonshme janë blu që i jep këtij akti një kontekst të veçantë.

Deklarata e njërit prej astronautëve, i cili me të mbërritur në stacionin hapësinor tha: "Është koha për të zgjedhur një ngjyrë", bëri shaka se bëhej fjalë për të kundërshtuar pushtimin rus sepse kishin një tepricë të materialit të verdhë.

Momenti i nisjes dhe mbërritjes në MSS të tre astronautëve të buzëqeshur u transmetua drejtpërdrejt nga NASA dhe Roscosmos, dhe të paktën një nga të tre u pa duke hyrë në departamentin rus me kostume blu përpara nisjes./Motilokal.com