
Llogaritja verore e kohës fillon këtë fundjavë, në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës shigjetat e orës do të zhvendosen një orë para.
Ndryshimi i orës ndodh çdo vit, në fundjavën e fundit të marsit dhe tetorit. Në këtë fundjavë do të përfundojë ora dimërore, akrepat e së cilës do të lëvizin 60 minuta para dhe do të zgjatë deri në fundjavën e fundit të tetorit.
Të dielën e fundit të marsit me datë 27 nga ora 02:00 akrepat lëvizin 60 minuta para dhe fillon llogaritja e kohës verore.
Llogaritja verore e kohës përfundon më30 tetor në orën 03:00 pas mesnate.
Kalimi nga koha e dimrit në atë verore u vendos me arsyetimin se dita "zgjatet", kursehet energji elektrike, rritet produktiviteti i punës, përmirësohet përshtatja e njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Kalimi i parë nga koha dimërore në atë verore dhe anasjelltas u regjistrua në vitin 1916 në vendet e Evropës Veriore, ndërsa në Evropën Perëndimore u vendos në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar./Motilokal.com