
Moti në Shqipëri vazhdon të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga vlera të larta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të ngrohta tipike pranverore.
Sot pritet të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 9 deri në 18 °C.
Të shtunën do të mbajë mot i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 8 deri në 19 °C.
E diela pritet të jetë me mot pjesërisht me re, në mbrëmje mundësi për riga shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 11 deri në 18 °C./Motilokal.com