Mot tipik pranveror në Kosovë

Mot tipik pranveror në Kosovë

Masat e ngrohta ajrore të mbizotërojnë mbi kontinentin evropian, duke favorizuar mot të kthjellët e me diell edhe në Kosovë.

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ngrohtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 3 deri në 16 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 2 deri në 13 °C.

E diela do të mbajë me mot të kthjellët e me diell paradite, ndërsa pasdite pjesërisht me re e vranësira, në mbrëmje mundësi për riga shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 3 deri në 15 °C./Motilokal.com