Dridhje të lehta tërmeti janë regjistruar rreth orës 10:03 minuta në Kosovë, njofton Qendra Evropiane e Sizmologjisë (EMSC).
Sipas EMSC-së lëkundjet kanë qenë me magnitudë 2.8 ballë të shkallës rihter, me thellësi 2 kilometra dhe epiqendër në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Tërmetet me magnitudë të tillë konsiderohen të lehtë dhe shpesh-herë kalojnë pa u vërejtur nga qytetarët./Motilokal.com


