Kalimi i një sistemi frontal të enjten pasdite dhe të premten në Shqipëri do të sjellë reshje shiu edhe në formën e shtrëngatave me rrufe kryesisht në veriperëndim. Stuhi priten edhe në fillim të muajit prill. Era të forta parashihen edhe në Tiranë me rrethinë.
Sot në Shqipëri do të mbajë mot kryesisht me vranësira e diell, nga pasditja priten reshje shiu. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 18 °C.
Dita e enjte pritet të jetë me mot të vranët e reshje shiu, të shoqëruar me bubullima e rrufe, vende-vende edhe në formën e shtrëngatave. Temperaturat do të lëvizin nga 14 deri në 18 °C./Motilokal.com


