Ura Çanakala 1915 fotografohet nga sateliti ‘GOKTURK-1’

Ura Çanakala 1915 fotografohet nga sateliti ‘GOKTURK-1’

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë postoi fotografitë e urës Çanakala 1915 të fotografuara nga sateliti “GOKTURK-1”.

Ura Çanakala 1915, e cila u inaugurua nga presidenti Recep Tayyip Erdogan më 18 mars, u fotografua nga sateliti “GOKTURK-1”, shkruan TRT.

Fotot u publikuan në llogarinë në Twitter të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare me shënim "A dëshironi të shikoni urën Çanakala 1915 nga vështrimi i satelitit tonë Göktürk-1?"./Motilokal.com