Vlorë, era e fortë rrëzon pemët në Pyllin e Sodës

Vlorë, era e fortë rrëzon pemët në Pyllin e Sodës

Moti i ligë me era të forta ka përfshirë Shqipërinë duke shkaktuar edhe probleme. Era e fortë ka rrëzuar pemët në Pyllin e Sodës në Vlorë.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses për të hequr pemët nga rruga.

Përmes një postimi në rrjete sociale, bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët për stuhi të forta në ditët në vijim.

“Parashikimet e meteorologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar. Stuhi te forta do të intensifikohen në  vazhdim ,për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to. Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në Facebook”./Motilokal.com

May be an image of 5 people, people standing, tree and road

May be an image of 1 person, road and tree

May be an image of 6 people, people standing, outdoors and tree

May be an image of 6 people, people standing, road and tree

May be an image of 2 people, people standing, nature and tree