Ashtu siç kemi paralajmëruar pothuajse çdo ditë se Shqipëri do goditet nga moti i ligë, me era të forta dhe reshje shiu, ashtu edhe po ndodh.
Sot në Shqipëri ka era të forta që pritet të arrijnë deri mbi 80 kilometra në orë.
Ndërsa po sot era e fortë ka riaktivizuar vatrën e zjarrit në pikën e grumbullimit të mbetjeve të qytetit, kështu ka njoftuar i pari i Vlorës, Drtian Leli.
Sipas tij ekipet e shërbimeve, me gjithë pengesat e kushteve natyrore, janë zhvendosur të gjitha aty, njësoj si dje, për ta mbajtur gjendjen nën kontroll.
Moti i ligë do të vijojë edhe gjatë ditëve në vijime./Motilokal.com



