Ashtu siç kemi paralajmëruar ditë me parë Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme falë vlerave të ulëta barike dhe masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me vranësira të shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit. Hera-herës këto reshje në periudha jo afatgjata do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive të shoqëruar me breshër dhe shkarkesa elektrike, në zonat malore priten reshje bore.
Sot pritet të mbajë mot me vranësira, reshje shiu me bubullima. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 13 deri në 14 °C.
Të shtunën do të mbajë mot i vranët me reshje të mëdha shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 10 deri në 12 °C.
E diela pritet të jetë kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 4 deri në 8 °C./Motilokal.com


