'Dita pa Makina' më 3 prill, nismës i bashkohet Durrësi, Elbasani dhe Berati

'Dita pa Makina' më 3 prill, nismës i bashkohet Durrësi, Elbasani dhe Berati

Nismës “Dita pa Makina”, pas Tiranës, i janë bashkuar edhe bashkitë si Durrësi, Elbasani dhe Berati me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për të shmangur të paktën një ditë përdorimin e automjeteve të tyre.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako bën të ditur se me datë 3 Prill do të fillojë zbatimi i nismës “Dita pa Makina” dhe në këtë qark me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit.

May be a cartoon of bicycle and text

Sako thekson se këtë të diel, nga ora 09:00 deri në 15:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve privatë në akset rrugore: Bulevardi “Dyrrah” – Rruga “Grigor Durrsaku”, rruga “Aleksandër Goga” nga Mauzoleumi i Dëshmorëve – Bulevardi “Epidamn” deri tek Torra Veneciane.

May be a cartoon of text

Për realizimin e kësaj nisme, Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka marrë masat e nevojshme për të kufizuar qarkullimin e mjeteve private në disa akse rrugore.

May be a cartoon of text

Ndërsa në Berat e diela pa makina do të jetë pedonalja e qytetit që do të kthehet në lojëra sportive dhe argëtime për fëmijët.

Rrugët e mbyllura në datë 3 prill do të jenë: Aksi rreth rrotullimi “Ypsilon” - rreth rrotullimi “Ura e Goricës” dhe “Shëtitorja Osum”.

May be an illustration of text

Hartimi i planit kombëtar të ditëve pa makina u bë i ditur një javë më parë nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e cila theksoi se në kushtet e një krize energjetike dhe karburanti, por edhe si përgjigje ndaj angazhimeve mjedisore të Shqipërisë, është një nismë e parë për të reduktuar lëvizjen me makina në ditët e pushimit./Motilokal.com