Borë dhe shi në Shqipëri, ARRSH njofton për gjendjen e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka dhënë detaje lidhur me situatën e krijuar nga moti i ligë sidomos në zonat ku ka pasur reshje bore.

Sipas ARRSH, reshje bore ka pasur në zonë e Korçës, Kukësit dhe Tropojës, por deri më tani nuk raportohen probleme për qarkullim në asnjë prej akseve. Megjithatë drejtuesit e mjeteve duhet që të tregojnë kujdes pasi qarkullimi është i rrezikshëm.

“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale  pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë të ndjekin udhëzimet e Policisë”, thuhet në njoftim./Motilokal.com

May be an image of nature, road and snow

May be an image of nature, snow and road

May be an image of road

May be an image of nature, snow and road

May be an image of 1 person, road and snow

May be an image of nature, road, snow and tree