Reshjet e shiut që kanë përfshirë ditët e fundit vendin tonë kanë përmirësuar situatën hidrike në liqenin e Fierzës. Për shkak të mungesë së reshjeve, liqeni i Fierzës arriti në kuotën minimale 259 metra, ndërsa ditët e fundit është rritur me 4 metra, duke shkuar në nivelet 263 metra.
Aktualisht prurjet në Fierzë janë 800 metër/kub në sekondë, ndërsa më 28 Mars ishin 100 metër kub në sekondë, duke pësuar një rritje të prurjeve.
Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit në 257metra, niveli më i ulët në 20 vite.
Pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të shumta shkon në 296 metra. Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në periudhën Mars – Qershor, uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.
Ndërkohë, prurjet pas reshjeve në Koman janë 650 metra/kub për sekondë , teksa niveli i ujit është 173 metra. Në Vaun e Dejës janë 120 metra/kub për sekondë, ndërsa kuota e tij është 74.8 metra./Motilokal.com
