Surprizat e motit, ja si do të jetë kjo javë në Shqipëri

Surprizat e motit, ja si do të jetë kjo javë në Shqipëri

Kjo javë në Shqipëri do të sjellë ndryshueshmëri të situatës meteorologjike. Moti parashikohet me reshje shiu në jug të vendit, ndërsa reshje bore në viset malore kryesisht në juglindje. Përmirësimi i motit pritet të ketë ditë e martë dhe pjesën e parë të së mërkurës, ku do të mbizotërojnë orët me e diell.

Nga mbrëmja e së mërkurës pritet një kalim i një fronti që do të sjellë vranësira të dendura dhe reshje shiu, shtrëngata si dhe borë në zonat malore të verilindjes.

Moti sot pritet të mbajë me kthjellime e vranësira dhe reshje lokale shiu, borë në zonat malore. Temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 13 °C.

Dita e martë do të jetë me mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite me diell. Temperaturat do të luhatën prej 8 deri në 17 °C.

Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i kthjellët e me diell, në mbrëmje me reshje shiu. Temperaturat do të sillen nga 11 deri në 20 °C./Motilokal.com